Agim Poshka një dedikim për Jorgo Papingjin:Lamtumirë miku im

Agim Poshka

Lamtumirë miku im.
I dhe shumë këtij kombi dhe vargu yt do jetojë përgjithmonë. Do më mungojnë ato pasdite të gjata diskutimi me ty te Piano Bari i vjetër pas bibliotekës kombëtare. Kur u njohëm unë isha 20 vjeç, isha i panjohur në botën artistike, e ti më ke dhënë mbështetjen më të madhe në Tiranë duke dhuruar vargje kënge si: Si ike pa ardhur, Albanian Mambo, Meditim , I kam të gjitha e s’kam asgjë. Morem bashkë disa çmime në festivale por miqësia jonë kishte shumë më shumë vlerë.
Tani kur e mendoj, kujtoj që jetove një jetë të bukur midis vargjeve, matematikës dhe shumë njerëz si mbureshin se janë miq të Jorgos së madhë. Gjithmonë më linte përshtypje çfar shpirti të madhë kishe … edhe në moshë të madhe flisje me aq pasion për jetën dhe dashurinë sikur të ishe 18 vjeç. Mbase publiku nuk e di që t’i krijove edhe këngë populli si. Robi plaket kur don vete, Tani jam mbi 40 vjeç, etj.
Jam krenar që ruajtëm miqësi familjare për 26 vite dhe sa herë që vije në Strugë ishte festë për shtëpinë tonë.
Folëm gjatë përpara disa javësh miku im e më dukeshe optimist . Thurnjim plane për festivale e koncerte . Atë ditë më dërgove dhe këto vargje për babin tim që kaloi në amshim përpara disa muajve:

Baba o mik,mesuesi Im
Te gjith ato qe me ke dhene
Dhe nuk kerkove kurre shperblim

Prano nga mua kete kenge

Sa here ne jete un u rrezova
Dhe shpresat iken e me lane
Nje dore te ngrohte kur e kerkova
Un doren tende kisha prane

Ne k’te jete shume pak jetojme
Vetem sa hedhim 5_6 hapa
Po puna eshte si na kujtojne
Dhe cfare emri leme nga mbrapaStrugaLajm

O Zot i madh te lutem thuam
Se dua te me besh nje nder
Perse ata qe fort i duam
Ti vjen papritur na i merr

Këto vargje tregojnë edhe më tej thellësine e mirësise në shpirtin tënd bujar. Ke lënë një emër të mirë nga mbrapa e do më mungosh shumë miku im.
Ngushëllime Tatjanës , Perit dhe motrës së tij.

Pena jote i dha përjetësi muzikës Shqiptare.

In : Aktuale

Loading...
loading...