Agron Duka e dënon kërcënimin ndaj Ziadin Selës

Me keqardhje mësova lajmin se kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Zijadin Sela është kërcënuar me jetë nga huliganët maqedonas. Kërcënimi ka ardhur pak orë pas deklarimit se përpara ndryshimeve kushtetuese, duhet bërë një marrëveshje përfundimtare mes maqedonasve dhe shqiptarëve në mënyrë që njëherë e përgjithmonë t’u jepet fund konflikteve të brendshme midis qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.

Dëshiroj të shpreh solidaritetin tim më të madh ndaj Zijadin Selës, besimplotë se forcat regresiste nuk do të pengojnë dot punën e tij në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve, për paqen e stabilitetin në Maqedoni.StrugaLajm

Agron Duka,kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste e ShqipërisëStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...