Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një takimi me Odën Ekonomike Veri-Perëndimore foli edhe për ligji për Prokurorinë Publike. Ai the se Ligji për Prokurorinë Publike është versioni dhe ligji i vetëm që jemi dakorduar mbrëmë në Qeveri dhe asnjë variant tjetër nuk do të pranohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Ligji për Prokurorinë Publike është i vetmi ligj që kemi dakorduar mbrëmë në Qeveri dhe asnjë variant tjetër nuk është i pranueshëm. Unë di ligjin e dakorduar mbrëmë, por ligjin që ka pasur ndryshime sipas vullneteve të tjerëve nuk e di, sepse unë jam në takime të vazhdueshme dhe jam informuar vetëm pak më parë se ligji i dakorduar paska pësuar ndryshime.