Akdident i rëndë në Qafë Thanë -Rrokulliset kamioni digjet një makine

Në ngjitje të Qafë Thanë në pjesën shqiptare:

Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.

Automjeti tip “Hyundai”, që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë. 

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit “Hyundai”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...