Vizat për qytetarët e Maqedonisë nuk janë hequr

​Vizat amerikane për shtetasit e Maqedonisë mbeten në fuqi, thonë për Gazetën Lajm nga ambasada amerikane në Shkup, duke demantuar informacionin e paraqitur në mediumet elektronike sipas të cilit presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar vendim ekzekutiv me të cilin hiqen vizat amerikane për shtetasit e Maqedonisë.

Ky lajm fillimisht është paraqitur në usa-televizion.com, ku thuhej se vizat hiqen për të gjithë shtetasit e Maqedonisë, me përjashtim të atyre që kanë shtetesi të dyfishtë të Maqedonisë dhe 6 vendeve afrikane dhe aziatike të njohura si cerdhe terroriste. Mirëpo gezimi nga ky informacion nuk zgjati shumë, sepse nga ambasada amerikane në Shkup sqarojnë kategorikisht se vizat ende mbeten në fuqi për gjithë qytetarët e Maqedonisë.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...