Aksident i rëndë në autostradën Beograd-Nish,përplaset një makinë me targa të Zvicrës


Një aksident i rëndë trafiku ndodhi në autostradën Beograd-Nish këtë mëngjes rreth orës 5. Disa nga të lënduarit po luftojnë për jetën e tyre në Qendrën Klinike në Nish.
Bëhet fjalë për nëntë persona, katër prej të cilëve janë fëmijë. Sipas mediave serbe, një nga pasagjerët e rritur është intubuar dhe ka dëmtime të konsiderueshme.
Tre vajza dhe një djalë (të moshave 4, 14, 15) gjithashtu u lënduan rëndë në aksident, dhe njëra nga vajzat është në kujdes intensiv dhe aktualisht po i nënshtrohet një skanimi të kokës, sipas Qendrës Klinike në Nish.
Aksidenti ndodhi afër Trupalski Sumi, rreth dhjetë kilometra larg Nishit, kur një makinë BMë e regjistruar në Zvicër, e drejtuar nga një 21-vjeçar, me gjasë duke u përpjekur ta tejkalonte u përplas me një furgon të drejtuar nga një shtetas turk. BMë u shkatërrua plotësisht në pjesën e përparme të motorit, ndërsa furgoni ishte dëmtuar në pjesën e pasme.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...