Aksident i rëndë në Tetovë, katër të lënduar

Mbrëmë vonë afër mesnatës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën “Ilindeni” në Tetovë. Në aksident janë përfshirë katër makina, dy kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara në rrugën “Ilindeni”.

Për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar. Dyshohet për një makinë me targa të Gostivarit dhe një me targa të Tetovës që janë përplasur me makinat që kanë qenë të parkuara në Ilinden.

Dëmi material llogaritet rreth 200 000 denarë. Personat e lënduar janë dërguar në spitalin e Tetoves dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...