Një bashkudhëtarë njëzet e njëvjeçar ka vdekur, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në aksidentin e komunikacionit që ndodhi mbrëmë 30 minuta pas mesnate në rrugën magjistrale, në udhëkryqin Novosellë-Smolarska, në dalje të fshatit Novosellë, informojnë nga SPB Strumicë.
Në aksident kanë marrë pjesë automjetet “Ford mondeo” dhe “Mercedes benz” që të dyja me targa të Strumicës.
“Nga lëndimet e marra, në aksident vdiq bashkudhëtari në automjetin “Mercedes benz” I.I (21) nga fshati Novo Konjarevë ndërsa me lëndime të rënda janë shoferi i automjetit “Ford mondeo” D.D (24) dhe bashkudhëtari në të njëjtin automjet I.S (19) nga fshati Riç, derisa me lëndime të lehta janë V.Ç (23), shoferi i “Mercedes benz”, me çka janë dërguar në Qendrën Mjekësore Strumica për dhënie të ndihmës mjekësore”, thuhet në kumtesën e policisë në Strumicë.
Në vendngjarje, dolën prokuroi publik dhe një ekip nga Stacioni policor i Strumicës.
Komunikacioni ka qenë i ndaluar dhe është riorientuar në rrugët lokale nga ora 00:45 deri më ora 04:00.