Aksident në autostradën Tetovë-Gostivar

Sipas informacioneve të SPB Tetovë, aksidenti rrugor ka ndodhur sot rreth orës dy të mëngjesit. Automobili “BMV” që e ka drejtuar J.P. (25) nga Gërçeci i Shkupit, e ka humbur kontrollin dhe ka dalë në fushat përreth, duke u përmbysur disa herë. Në aksident lëndime të rënda ka marrë edhe bashkudhëtarja K.P. (29) nga Berova. Të dy, fillimisht janë mjekuar në sektorin emergjent në spitalin e Gostivarit, prej ku si raste urgjente janë dërguar në klinikat e Shkupit.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup, me autorizim të prokurorit publik. Fillimisht, arsye për aksidentin është shpejtësia e papërshtatshme, ndërsa dëmi i përgjithshëm vlerësohet në mbi 300 mijë denarë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...