Aksident në Qafë-Thanë, përplasen “kokë më kokë” 3 makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Përrenjas- Qafë Thanë, ku 3 automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.(foto ilustruese)

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Pishkash, ndërkohë që raportohet se të paktën 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.StrugaLajm

Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e plota të aksidentit të rëndë, por burime zyrtare bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

In : Aktuale

Loading...
loading...