Aksident në Veleshtë, çeku humb kontrollin godet një makinë të parkuar

Dje më 28.12.2019, në rrugën rajonale R1201 në fshatin Veleshtë, një automjet e tipit “Skoda” me targa të Republikës çeke, i drejtuar nga B.L (69) nga Republika e Çekisë, goditi një makinë të parkuar Volkswagen Golf me targa të Strugës në pronësi të një 43 vjeçari nga fshati Veleshtë, raportojnë nga policia.

Nga aksidenti me lëndime të rënda trupore mbeti B.B e cila ishte në makinën “SHKODA” që e drejtonte shtetasi çek ku më pas u transferua në Spitalin Shën Erazmo për të marrë ndihmën mjekësore.

Një ekip inspektimi në Stacionin Policor në Strugë kreu kontrollin në vendin e ngjarjes.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...