Sipas mediave zvicerane të pakën 30 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën me njëri tjetrin në Andermatt të Zvicrës, transmeton Gazeta e Re.
Përplasja tronditëse e dy trenave me plot pasagjerë ndodhi në një stacion treni në Zvicrën qendrore, konkretisht në Andermatt.
Policia nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare mbi pasojat e përplasjes, por shërbimet e emergjencës kanë raportuar se deri tani numri i të lënduarve ka arritur në 30 ku 12 prej tyre në gjendje të rëndë.