Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Strugë-Dibër, afër qytetit të Strugës. Sipas raportimeve të para, në aksident janë përfshirë dy mjete motorike.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit. Deri më tani raportohet se janë regjistruar dëme materiale.
Mbetet për t’u parë nëse shpejtësia e lartë apo ndonjë faktor tjetër kanë ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Hetimet janë në vazhdim dhe policia pritet të japë më shumë detaje në orët e ardhshme.(Strugalajm.com)