Aksident tragjik në Serbi, vdesin katër të rinj

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Serbi, ku kanë humbur jetën katër të rinj dhe janë plagosur 2 të tjerë.

Viktimat ndodheshin në një automjet të tipit Volkswagen Golf, e cila u përplas me një tjetër automjet të së njëjtës markë, raportojnë mediat serbe.

Në aksident u përfshi dhe një makinë tjetër ndërsa dyshohet se gjithçka është shkaktuar prej shpejtësisë përtej limiteve dhe rrëshqitjes së rrugës nga reshjet e shiut.StrugaLajm

Viktimat janë identifikuar me inicialet: A.I 21 vjeç, M.H 23 vjeç, S.D 22 vjeç dhe A.U 21 vjeç.

In : Aktuale

Loading...
loading...