Osmani në FB: Mosrespektimi i vullnetit kthen “shumicën” para marrëveshjes së Ohrit!

Fronti Evropian vazhdon të insistojë se ky koalicion ka legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët dhe bashkësitë tjera etnike në Qeverinë e ardhshme, pavarësisht zhvillimit të negociatave VMRO-VLEN dhe pohimeve të vazhdueshme të VMRO-DPMNE-së se BDI-ja do të shkojë në opozitë.

Ministri i Jashtëm dhe Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në Facebook shkruan se “Mosrespektimi i vullnetit të votës së popullit shqiptar e bën të pakuptimtë organizimin politik dhe garën elektorale mes shqiptarëve.

Kthen konceptin e “një shumice” së para Marrëveshjes së Ohrit dhe margjinalizon tërësisht peshën e tyre politike. Gara e re do të jetë kush është i preferuari dhe miku i partive politike maqedonase, që për fat të keq, fitoren e tyre e kanë proporcionale me narrativin antishqiptar që kanë” – shkruan Bujar Osmani në facebook.StrugaLajm

Derisa pritet të përfundojë procedura formalo-juridike në KSHZ, Fronti Evropian dhe LSDM-ja janë në garë për të dëshmuar se cila parti do të jetë forca e dytë politike në vend apo kujt do t`i takojë Kryetari i KSHZ-së. Sipas mediave për këtë vend pretendojnë Krenar Lloga dhe Bojan Mariçiq

Në përbërjen aktuale të Kuvendit koalicionet e BDI-së dhe LSDM-së kanë nga 18 deputetë, VLEN – 14, “Levica” dhe “Znam” nga 6, kurse VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni 58. / tvklan.mk/

In : Aktuale

Loading...
loading...