VMRO dhe VLEN vazhdojnë në ndarjen e “kulaçit” qeveritar, në tryezë edhe dogana, MEPSO dhe Ndërmarrja e Rrugëve

Grupet e punës të VLEN vazhdojnë bisedimet intenzive me VMRO-DPMNE. Grupi i punës nga VLEN sot ishin në selinë e VMRO për të vazhduar në detaje pikat e Qeverisë së ndryshimit dhe inkorporimit të prioriteteve të të dy programeve premtuese gjatë ciklit zgjedhor.

Pakoja ekzekutive e koalicionit VLEN përfshinë kryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë, gjashtë ministri, shtatë zëvendësministra dhe rreth 400 drejtori.

Kështu, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do të ketë:

– Zëvendës kryeministër të parë,
– Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor,
– Zëvendës ministër në MPB, dhe
– Zëvendës ministër në Transport dhe Lidhje,

Alterativa e Afrim Gashit do të ketë:

– Kryetarin e Kuvendit,
– Ministrinë e Eurointegrimit,
– Zëvendës ministër në Arsim,
– Zëvendës ministër në Bashkësitë etnike,

Lëizja Besa do të ketë:StrugaLajm

– Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës,
– Ministrinë e Çështjeve sociale, demografisë dhe rinisë,
– Zëvendës ministër në Kulturë dhe Turizëm.

Krahu i Arben Taravarit do të ketë:

– Ministër pa resor për Qeverisje të mirë,
– Ministrinë e Shëndetësisë,
– Zëvendës ministër në Bujqësi,
– Zëvendës ministër në Mbrojtje,

Gjithashtu, Vlen në kabinetin e ri qeveritar do të ketë edhe sekretar shtetëror në disa dikastere si dhe drejtori shumë të rëndësishme. Flitet që në bisedime është drejtoria e Doganave, MEPSO dhe Ndërmarja për Rrugë Shtetërore./Zhurnal.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...