Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Tiranë ku një efektiv i FNSH-së ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga fëmija e tij 7-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopshtit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë.
Top Channel