Aksidentohet një mërgimtar strugan në rrugën Kërçovë-Ohër

Më 17 korrik 2022 në ora 02:50 është raportuar se në magjistralen Kërçovë-Ohër në afërsi të fshatit Drugov ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka mbetur i lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mes mjetit motorik “Mercedes” me targa austriake, me drejtues 70-vjeçarin A.Zh. nga Struga, me vendbanim të përkohshëm në Republikën e Austrisë, si dhe mjetin motorik të pasagjerëve “Mercedes” me marka regjistrimi KI, i drejtuar nga 23-vjeçari E.Z. nga Kërçova. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë E.Z. konstatuar në Spitalin Special në Ohër. Inspektim është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor Kërçovë, njofton MPB.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...