Aktorja e njohur që çdo ditë harxhon nga 15 mijë dollarë për pamjen e saj

Aktorja latino-amerikane Jennifer Lopez edhe në moshën 51-vjeçare po i joshë meshkujt, por edhe femrat në mbarë botën. Sipas Life & Style, kjo këngëtare me trup joshës në pamjen e saj çdo ditë i harxhon pak më shumë se 15.000 dollarë. Kështu, kjo divë e mega-popullarizuar kudo që shkon e merr me vete edhe manikyristin e saj, qoftë vetëm për disa orë ose ditë, dhe në të i shpenzon deri në 1.500 dollarë.

Por kjo nuk është e vetmja gjë në të cilën Jennifer harxhon shuma të mëdha parash. “Ajo i shpenzon çdo ditë nga 4.500 dollarë për grim, parukierë dhe trajnerin personal, i cili ushtron me të për ta mbajtur vijën e bukur të trupit”, tha burimi për revistën, duke shtuar se ajo e ka edhe masazherin e përhershëm, shkruan KOHA Ditore. Kostoja e investimit të saj në pamjen e saj gjatë turneve shkon më lart, sepse gjithçka duhet të jetë e përsosur. Por disa adhurues janë të bindur që Jennifer nuk shpenzon aq shumë në pamje, por përkundrazi se bëhet fjalë për gjene të mira dhe pak rregullim. Me qëllim që 51-vjeçarja seksipile të kënaqet me gjithçka, për këtë kujdeset edhe i fejuari i saj, ish-lojtari 44-vjeçar i bejsbollit Alex Rodriguez. T’ju rikujtojmë, kur të dalin para altarit, Alexi do të jetë bashkëshorti i katërt i këngëtares së preferuar. Ajo fillimisht ishte me aktorin 45-vjeçar Ojani Noah dhe më pas me 50-vjeçarin Cris Judd. Martesa e tretë ishte më e gjata. Ajo zgjati dhjetë vjet me këngëtarin 50-vjeçar Marc Anthony, me të cilin i ka binjakët 11-vjeçar, vajzën Emma Maribel dhe djalin Maximilian David.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...