Akzuat ndaj Merkos, rezultat i presionit të opinionit dhe Uashingtonit

Akuzat e shumta të Prokurorisë Publike ndaj kryetarit aktual të Strugës, Ramiz Merko, janë rezultat i presionit të opinionit, por edhe Uashingtonit zyrtar. Këto janë vlerësimet e ekspertëve të Koalicionit për Gjykim të Drejtë. Kjo reagim vjen pasi një ditë më parë Prokuroria e Strugës ka ngritur aktakuzë ndaj Merkos për emërimin e një drejtoreshe të shkollës. Darko Avramovski nga Koalicioni thekson se shpesh deri më tani ky efikasitet i institucioneve zgjat shkurt.

“Vetëm kur ka presion nga komuniteti ndërkombëtar, mund të vërejmë se ka lëvizje të gjërave në nivel të brendshëm, por kjo lëvizje zgjat shumë shkurt dhe nuk ka konsistencë në zbatimin e standardeve të tilla për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi Darko Avramovski- Koalicioni për gjykim të drejtë.StrugaLajm

Sipas Prokurorisë, në rastin e fundit Merko në mënyrë të kundërligjshme ka caktuar ushtrues detyre drejtor të shkollës në Llabunishtë të cilit i është paguar paga dhe kontributet për 19 muaj. Ndaj akuzës sot ka reaguar edhe VMRO-DPMNE në Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...