Ish pjesëtarët e UÇK-së, Jetmir Lika dhe Berzat Bejtullahu janë takuar me kryetarin e Gostivarit, njëherit sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Pas këtij takimi në Tetovë dhe më gjerë flitet me të madhe se krahu ushtarak i BDI-së në krye me Hazbi Likën po afrohet me Aleancën për Shqiptarët, shkruan Lajm.
Jetmir Lika është familjar i afërt i Hazbi Likës, kurse Berzat Bejtullahu ish kandidat për kryetar i BDI-së në Bogovinë, si dhe kryetar i deritanishëm i degës partiake në këtë komunë./Lajm