Aleanca denoncon :Në Spitalin Klinik ka personel të infektuar me koronavirus,skandali tentohet të mbulohet

Të nderuar qytetarë,

Nga burime të sigurta brendaspitalore informohemi se në repartin e ortopedisë të Spitalit klinik në Tetovë ka numër të madh të personelit mjekësor që janë të infektuar me SARS-CoV-2 edhe atë një mjek dhe dy motra javën e kaluar ndërsa sot numri ka shkuar në 9 të infektuar dhe tek personeli mjekësor mbizotron panik dhe pasiguri, si te ato të repartit të ortopedisë por edhe te e gjithë ndërtesa e kirurgjisë.

Na habit fakti sesi është e mundur që ky lajm të mbahet sekret nga ana e menaxhmentit të Spitalit klinik por edhe nga Ministria e shëndetësisë e cila informonte dhe informon nga çdo institucion shëndetësor, qoftë nga sektori privat apo publik!

Pyesim drejtorin e këtij institucioni, Florim Besimi, a ka informacione rreth ngjarjes në fjalë dhe urgjentisht të mbaj konferencë për shtyp e të informoj opinionin se çka ndodh në Spitalin klinik në Tetovë?!?StrugaLajm

Pyesim Ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe, a ka dijeni për këtë skandal dhe urgjentisht të vizitoj këtë institucion të rëndësishëm për Pollogun e më gjërë dhe personalisht të inspektoj repartin në fjalë!

Pyesim kryetarin e Shtabit kryesor të krizës a e kan ditur këtë informacion e nëse po përse nuk kanë ndërmar masa adekuate?!?

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi institucionale dhe morale, si dhe të merren masa rigoroze për këtë skandal me pasoja për shëndetin e të punësuarëve por edhe të pacientëve.

Aleanca për Shqiptarët
Departamenti i shëndetësisë
13 Maj, 2020

In : Aktuale

Loading...
loading...