Çerdhet mund të hapen pas një jave, nesër fillon testimi i të punësuarve

Në pyetjen se kur mund të fillojë puna e çerdheve me fëmijë, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se prej nesër fillon testimi i rreth 2.000 të punësuarve nëpër çerdhe nga koronavirusi, e pastaj do të sillet vendimi.

“Besoj se për një periudhë prej një jave do të përfundoj ky proces, në ndërkohë do të harmonizohen edhe kriteret e Komisionit për sëmundje infektive dhe Ministrisë për punë dhe politikë sociale, e pastaj çerdhet do të ktheheshin në funksion”, tha Filipçe.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...