Aleanca e Strugës:Uzurpohet prona publike në mes të ditës me leje të Ramiz Merkos

Atë që e kemi paralajmëruar më herët po fillon të ndodhë. Njerëz të afërt me Ramiz Merkon kanë filluar të uzurpojnë pronën publike.

Pa kurrfarë të drejte, por me fjalën e Ramiz Merkos, këto uzurpatorë po përgatisin plazhe të reja në vend publik. Po rrafshojnë bregun, presin e djegin kallamet, ndërtojnë mure, tamponojnë sipërfaqen përreth në mes të ditës. Askush nga organet kompetente nuk i sheh. Ose bëjnë sikur nuk shohin. Komuna e Strugës dhe Inspektorati komunal të reagojnë urgjentisht. Policia e Strugës ta kryejë detyrën. Prokuroria të dalë në terren. Autorët e këtyre akteve të turpshme dhe kriminale të vihen para drejtësisë.
Kjo situatë duhet të ndalohet njëherë e përgjithmonë.

StrugaLajm

Ndërsa Kryetari i Komunës që pa fije turpi thotë se po pastrohen plazhet dhe kjo na qënka diçka normale, të japë llogari para qytetarëve dhe ti tregojë pazaret e pista që i ka bërë dhe po i bën çdo ditë në kurriz të qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

In : Aktuale

Loading...
loading...