Aleanca lëshon seancen e Keshillit të Strugës :Merko dhe Komuna miliona denarë kanë harxhuar për dreka dhe darka!

Gjate seances se sotshme ASH-ja kritikoi ashper shfrytezimin joracional te mjeteve te buxhetit te komunes se Struges. Keshilltarja Rajmonda Mamudi potencoi nje varg zerash buxhetor ku jane bere harxhime joefikase dhe joreale ne miliona denar, 370.000 euro per rikonstruim te deponise, 28.000 euro per mbrojtje te lumejve, 50.000 euro per ndriçim publik, 8.500 euro per sherbime juridike, 30.000 euro lende djegese per administraten komunale, 12.000 euro per mirembajtjen e automobilave, etj. Shuma te larta jane harxhuar nga kryetari i keshillit dhe kryetari i komunes per reprezentacion, per dreka dhe darka krytari i keshillit ka harxhuar 1.300 euro ne muaj, kurse kryetari i komunes 3.400 euro ne muaj. Nuk jane financuar projekte dhe programe turistike, per zhvillim ekonomik lokal, sport, kulture, etj.


ASH leshoi seancen e keshillit te komunes per shkak te mosprezences se drejtorit te NP Eko Struga dhe NP Komunallno Struga. Prezenca e drejtoreve gjate kohe kerkohet nga ana e keshilltareve te opozites, pasi verejtjet e tyre perfundojne ne vesh te shurdhet. Ne te ardhmen nuk do te pranohet asnje pike ne rend te dites pa prezenc per llogaridhenie te drejtoreve.(Strugalajm.com)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...