Ali Ahmeti votoi kundër Nikolla Gruevskit 

Ali Ahmeti ka shtypur butonin e gjelbër “Për” në Parlament për t’ia marrë mandatin e deputetit, Nikolla Gruevski, i cili ka qenë i dënuar me dy vjet e gjysëm burg për rastin “Tank”.

Partnerët e qeverisjes tetëvjeçare i kanë ndërprerë bashkëpunimin e tyre, të cilët filluan pas një përpjekjeje të pasuksesshme për të formuar një koalicion pas zgjedhjeve parlamentare në 2016.

Pothuajse dy vjet më vonë, udhëheqësi i BDI-së u tërhoq plotësisht nga bashkëpunëtori më i afërt i tij, njofton TetovaSot.StrugaLajm

Megjithatë, shumica qeverisëse nuk arriti të mblidhte 80 vota për të hequr mandatin e ish-kryeministrit. Me 58 vota ‘për’ dhe 29 kundër, kryeparlamentari Talat Xhaferi konstatoi në përfundimin se Gruevski mbetet deputet.StrugaLajm

Në sallë, munguan edhe tetë deputetët e grupit të ri parlamentar, të cilët më parë deklaruan se nuk do të mbështesin kërkesën e pushtetit kundër ish shefit të tyre. Gruevski gjithashtu nuk ishte i pranishëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...