Ali Ahmeti,ja çfarë tha për qeverinë e re dhe Ziadin Selën

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Alsat-M ka folur për koalicionin qeveritar, si funksion Qeveria, participimin e Aleancës në këtë Qeveri dhe mundësinë e përfshirjes së PDSH-së.

“Unë nuk kam rezerva sa i takon qëllimit të shumicës parlamentare. Numerikisht është aq sa është, por nëse nuk demonstron guximshëm implementim të reformave dhe nëse ne qëndrojmë fortë para premtimeve para miqve tanë ndërkombëtarë, e pranuam ne ose jo, kjo Qeveri dhe ky shtet do të jetë në këmbë në saje të mbështetjes së ndërkombëtarëve.”, ka thënë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M.

Sipas tij, Maqedonia megjithatë nuk nis nga pika 0 e reformave, por ajo nuk arriti aty çka është pritur nga ne!StrugaLajm

“Ju mund të thoni se edhe BDI ka faj se ishte pjesë e pushtetit. Por, po të merrni të krahasoni Programet qeverisëse, shihet qartë se Programi ynë BDI ka qenë mjaft domethënës dhe për qytetarët. Aty shihen dallime të mëdha si në ndarjen e mjeteve e deri te decentralizimi fiskal e deri te sundimi i së drejtës. BDI për aq vite sa kemi qeveris me VMRO-në, në vazhdimësi kemi kërkuar atë që kishim pjesë të Qeverisë”, theksoi Ahmeti.

Në pyetjen nëse në qeveri mund të hyjë edhe PDSH e Thaçit, në rast të daljes eventuale të partisë së Selës nga qeveria, kryetari i BDI-së Ahmeti me përgjigje:StrugaLajm

“Nuk besoj se z. Sela bën një gabim të tillë, nuk do ishte në dobi as të Selës e as qytetarëve të vendit. Secila parti ndërton filozofinë e vet, strategjinë, mendoj se tash për tash ky koalicion funksionon mirë dhe uroj në të ardhmen të vazhdojmë në zbatimin e programeve”, ka thënë Ahmeti në “Rruga drejt” në Alsat-M.

Sipas tij, VMRO nuk ka të drejtë për ligjin e gjuhës shqipe, sepse kushtetuta është ajo që është e shkruar.

In : Aktuale

Loading...
loading...