Nga Alternativa kanë mohuar se do ketë rikonstruim të kabinetit qeveritar, përcjell Plusinfo.mk.
Nga kjo parti thanë se ministrat e tyre Bekim Sali dhe Admirim Aliti janë ndër ministrat më të suksesshëm në të gjithë qeverinë.
Gashi këto komente i bëri pas zërave në opinion se së shpejti do të shkarkohen nga detyra ministri i Shëndetësisë dhe ai i informacionit dhe administratës.
“Ministrat tanë Bekim Sali dhe Admirim Aliti janë një nga ministrat më të suksesshëm në të gjithë qeverinë. Dhe prandaj nuk shohim arsye për hapjen e temave të tilla”, thonë nga Alternativa.