Në Strugë, sot është realizuar një takim ndërmjet liderit të Aleancës Për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe zv/ambasadores amerikane e akredituar në Shkup Jennifer J. L. Littleton mëson Strugalajm.com nga persona që ishin prezentë në objektin ku u realizua takimi. Takimi u mësua nga StrugaLajm pasi i njëjti u realizua në një nga restorantet e qytetit. Edhe pse strugalajm.com tentoi të informohet më shumë për qëllimin dhe tematikën e takimit nuk arriti të mësojë më shumë përveç faktit që Ziadin Sela në këtë takim shoqërohej nga Imer Imeri kryetar i degës së Aleancës në Strugë. (StrugaLajm.com)