Sot Kryetari I Komunës së Strugës, z.Ramis Merko mirëpriti Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, z.Agim Krasniqi. Qëllimi i takimit ishte kryesisht informativ me rastin e hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, e cila konsullatë do të përfshijë edhe qytetet tjera të rajonit, si Ohrin, Resnjën, Manastirin, Prilepin, Krushevën, Kërçovën dhe Dibrën.
Konsulli I Përgjitshëm është zgjedhur me dekret të Presidentit të R. së Kosovës dhe Komuna e Strugës është e privilegjuar të ofrojë mikpritje dhe njëkohësisht është e hapur për bashkëpunim për interesa kombëtare.
Kryetari Merko shprehu gadishmëri për bashkëpunim dhe përkrahje të aktiviteteve të parapara nga Konsulli dhe stafi i tij dhe I uroi sukses në punën e tij.