Ambasadorja Aggeler s’duhet lënë e vetme në betejën kundër hajnave

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Ambasadorja Amerikane, Angela Price Aggeler do të mbahet mend si gruaja më e fuqishme në historinë e Maqedonisë dhe më gjërë, në misionin e saj të shenjtë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.StrugaLajm

Kjo zonjë e hekurt dhe guximshme, me ekipin e saj të drejtësisë brenda ambasadës amerikane po e jep mesazhin e saj të fort se: Nëse doni ndryshim dhe progres në shoqëri, ndërmerrni veprime.

Ajo po dëshmon se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk njeh moshë, gjini, racë dhe se i godet më shumti shtresat e varfra dhe sistemin e demokracisë.StrugaLajm

Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, është shprehur qartazi se të korruptuar duhet të përfundojnë prapa grilave dhe se mosndëshkimi duhet të marrë fund.

Prandaj, nuk duhet lënë e vetme në këtë mision, sepse këtë ja kemi borxh fëmijëve dhe gjeneratave të reja.

“Dëgjojmë se çfarë ndodh në prapaskenë me manipulimet e emërimeve në postet kryesore. Lexojmë për tenderë fitimprurës që përfundojnë me kompani me lidhje politike apo personale. Pra, le të angazhohemi tani, publiku, politikanët, zyrtarët e qeverisë, për të zhbërë korrupsionin dhe për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Mosndëshkimi duhet të marrë fund”, është shprehu diplomatja amerikane.

Ta mbështetin diplomaten amerikane dhe ka mënyra të shumta se si mund të bëhet kjo.

Mos bashkëpunoni me politikanët e korruptuar, shfrytëzoni mekanizmin e votës për t’i ndëshkuar, denonconi korrupsionin, edukoni fëmijët për pasojat shkatërrimtare të këtij fenomeni, cmoni vlerat, dijen dhe meritokracinë…


Loading...
loading...