Tragjedi në Shqipëri/Humb jetën babai me dy djemtë e tij dhe kushuriri tyre

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në liqenin e Banjës në Gramsh ku për pasojë dyshohet se kanë humbur jetën katër persona.

Sipas policisë së Gramshit ata kanë marrë një telefonatë rreth orës 19:00, ku i është thënë se 4 persona dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, në fshatin Drizë të Gramshit.

Shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit kanë shkuar në vendngjarje ku rezulton se kanë humbur jetën babai me dy djemtë e tij dhe kushuriri i tyre.StrugaLajm

Babai, 46-vjeçari A. Z., dy fëmijët e tij 19-vjeçari R. Z., dhe 14-vjeçari E. Z., së bashku me kushëririn e tyre 20-vjeçarin M. Z., sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Sipas policisë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

In : Aktuale

Loading...
loading...