Amerika i dorëzon Shqipërisë edhe 12 “bisha” të blinduara (FOTO)

U zhvillua sot cerëmonia e dorëzimit të 12 mjetëve të blinduara ushtarake të tipit “Humvee” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek ushtria shqiptare, shkruan Albeu.com.

Të pranishëm ishin ambasadori amerikan Donald Lu dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

SHBA-të i kanë dhuruar Shqipërisë një numër të madh makinash “Humvee” me kushtin që transportin ta bëjë shteti ynë. Deri më tani, nga SHBA-të janë sjellë gjithsej 18 makina të tilla, ndërkohë që pritet të sillen edhe 230 të tjera. /albeu.com/
StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...