“ANKESA E LYPËSVE”

“Të nderuar qytetar!
Ne jemi dekoracioni i qytetit tuaj, prandaj e kërkojmë përkrahjen tuaj pa rezervë,mos e ndaloni punën tone.
Punojmë pa orar të caktuar, duke filluar prej orës 7.00 të mëngjezit deri në orën 21.00 të mbrëmjes. Pushim nuk kemi as për vikendet, as për festat fetare, as për festat shtetrore…
Mosha jonë nuk luan rol, fillojmë ta ushtrojmë “zanatin” prej moshës 5 deri në moshën75 vjeçare. Konkurenca është e madhe, numri na është shtuar,prandaj nga ne kërkohet angazhim i dyfisht, të bredhim prej qendrës së qytetit në periferi,prej një kafiterie në tjetrën, prej te ura qendrore deri te ura e poezisë,prej sokaku në sokak!
Zanati ynë kërkon stërvitje, duhet të jemi të relaksuar, ti durojmë ofendimet, ta luajmë rolin e viktimës të fatit të keq,të dukemi të lodhur,të “zgjojmë” tek qytetarët emocione të keqardhjes,të kemi fëmijë në dorë që duket se ” vuan” nga uria,ti manifestojmë defektet fizike dhe shumë gjëra tjera!
Mëditja na ndryshon, varësisht nga disponimi i qytetarëve dhe naiviteti i tyre, kështu mëditja sillet prej 300 deri në 2300 denarë! Çdo denar me “djersë” e fitojmë!
Shumë njerëz na kanë ofruar punë, por ne nuk jemi për punë, e kemi zanatin flori, e kemi në trashigim, e kemi në gjak- lypjen! Qyteti juaj është bunar i pashtershëm për ne, për “profesionin”tonë! Ne kërkojmë vetëm “sadaka” a Ju do ti keni uratat tona: “Allahu tu mbrojë,” ”Allahu tua ruaj familjen,fëmijët…“
Të nderuar qytetar mos e ndaloni aktivitetin tonë, se jemi “atraksion”,për qytetin, për ju, për turistët. Monedhat e imta Ju rëndojnë, prandaj aty jemi ne,pastrues të mire për xhepat tuaj! Të rroni o njerëz dhe çdo ditë nga 10 denarë të na dhuroni.”

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...