Anketa:Shqiptarët LSDM-në e duan më shumë sesa maqedonasit

Për maqedonasit – zgjedhjet e parakohshme të reja parlamentare derisa për shqiptarët – shumica parlamentare aktuale sjell zgjidhjen e krizës politike në vend. Kështu tregon anketa më e re e realizuar nga instituti TEAM dhe e mbështetur nga USAID-i dhe Instituti Nacional Demokratik (NDI), sipas të cilës, 33.9 për qind e maqedonasve kërkojnë zgjedhje të reja, 20 për qind Qeveri të shumicës me mandat LSDM-në, derisa 10.5 për qind e të anketuarve maqedonas mendojnë se vetëm një koalicion i zgjeruar do të zgjidh krizën politike në vend, shkruan gazeta KOHA. Shqiptarët ndërkohë janë shprehur krejtësisht kundër – 71.9 për qind kërkojnë Qeveri të shumicës aktuale në Parlament, ndërsa vetëm 1.5 për qind thonë se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për zgjidhjen e krizës. Rezultatet e anketës kanë nxjerrë në pah edhe dukurinë e mbështetjes së shqiptarëve të LSDM-së së Zoran Zaevit. Në pyetjen: “Nëse ngjarjet pas-zgjedhore dhe deklaratat e liderëve politik kanë ndryshuar mendimin tuaj për mbështetjen e LSDM-së?”, rreth 37 për qind e të anketuarve shqiptarë janë shprehur se LSDM-në “do ta mbështesin edhe më shumë”, 16.2 për qind thonë se “mendimin për mbështetje e kanë të njëjtë”, 15.7 për qind “asnjëherë nuk e kanë mbështetur”, 1.5 për qind “gjithmonë e kanë mbështetur”, ndërsa “nuk e dinë” janë shprehur 25.8 për qind. Tek maqedonasit, përqindja e “mbështetjes edhe më shumë” është shumë më e ulët sesa tek shqiptarët. Vetëm 10.5 për qind e të anketuarve maqedonas janë shprehur se “do ta mbështesin edhe më shumë” LSDM-në, 33.7 për qind mbeten të njëjtë në mbështetje, 25.3 për qind “nuk do ta mbështesin”, derisa 17.6 për qind e të anketuarve “nuk e kanë mbështetur asnjëherë”. Mbështetje edhe më të ulët tek shqiptarët ka VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit, përcjell KOHA. 34 për qind e të anketuarve shqiptarë janë shprehur “kanë mendim negativ” për VMRO-në, 39 për qind “asnjëherë nuk e kanë mbështetur”, 25 për qind “nuk kanë asnjë mendim”, derisa 1 përqindëshi i të anketuarve janë shprehur se “gjithmonë kanë pasur mendim negativ”. Tek maqedonasit, 19.1 për qind e të anketuarve edhe më shumë do ta mbështesin, 37.5 për qind kanë qëndrim të njëjtë – mbështetës, 14.6 për qind janë shprehur se “nuk do ta mbështesin”, si dhe 13.8 për qind “asnjëherë nuk e kanë mbështetur”. Ndarje etnike në mbështetje ka shënuar edhe Prokuroria Speciale Publike. Mbi 96 për qind e shqiptarëve janë shprehur për vazhdimin e mandatit për ekipin e Katica Janevës, ndërsa këtë mendim e ndajnë vetëm 47 për qind e maqedonasve. Interesante janë përgjigjet për Platformën shqiptare të firmosur nga tre partitë shqiptare – BDI, BESA dhe Aleanca për shqiptarët. Në pyetjen: “A e keni lexuar Platformën e partive shqiptare?”, 81.2 për qind e maqedonasve janë shprehur me “JO”, ndërsa me “PO” janë shprehur 18.8. Anketa është realizuar me rreth 1000 të anketuarve nga dy etnitetet shumicë në Maqedoni, ndërsa e njëjta është zhvilluar në fund të muajit të kaluar. (koha.mk)StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...