Ansambli Shqiptar i Maqedonisë u prezantua në Emiratet Arabe

Ansambli Nacional Shqiptar nga RMV sonte pati prezantimin e parë në festivalin prestigjioz botëror “Sharjah Heritage Days- Ditët e trashëgimisë së Sharjah”. Në këtë festival ansambli u ftua për të përfaqësuar vlerat më të mira të traditave tona të prezantuara përmes valleve andaj paraqitja e parë në skenën madhështore tē festivalit u mirëprit me duartrokitje dhe ovacione duke i dhënë ritëm dhe adrenalinë spektaklit të sontëm.
Vallja e ansamblit tonë është trajtuar në atë formë që nis me një fabulë dhe kalon natyrshëm në traditën e valles që bartim si komb, plot ndjenja epike mbushur me elemente patriotike, trimërie, fisnikërie dhe nuanca të spikatura të burrërisë e besës shqiptare!


Artistët që performojnë në festival kanë një synim: paraqitjen sa më dinjitoze dhe përfaqësimin që meritojmë si komb duke manifestuar vlerat më të mira të folklorit që do të përçojnë tek spektatorët traditën, shpirtin dhe ndjesinë që krijon pasuria e shqiptarëve ndër shekuj.
Ardhja e Ansamblit nacional në Emiratet e Bashkuara Arabe, pikërisht në qytetin e Sharjah në festivalin “SHARJAH HARITAGE DAYS” po krijon mundësi njohjesh e bashkëpunimesh të reja mes drejtuesit dhe sektorit ndërkombëtar të ansamblit me organizatorët e këtij festivali të cilët janë të fascionuar me përgatitjen e tonë dhe njëkohësisht po mundëson njohjen e artistëve tanë me historikun e qytetit dhe traditave të Sharjahut dhe Emirateve Arabe në përgjithësi.
Paraqitjet e radhës në sheshet e qyteteve do të krijojnë edhe komunikim më direkt të folklorit tonë me qytetarët dhe kështu artistët dhe spektatorët do bëhen një. Ata kanë çfarë ti japin njëri tjetrit gjatë një jave të komunikimeve që kanë qëllim krijimin e urave lidhëse përmes trashëgimisë së kombeve. Artistët do të japin për qytetarët artin e tyre dhe kulturën e bukur shqiptare kurse qytetarët mbështetjen, dashurinë dhe dashamirsinë që është reflektuar që në natën e parë të prezantimit. Sado që mund të shkruhet nuk mund të shprehet madhështia e këtij festivali andaj vetëm ata që gjatë këtyre ditëve në Sharjah dhe ndjekin nga afër ditët dhe netët artistike mund të vlerësojnë dhe perceptojnë magjinë që sjellë ky festival!

Loading...
loading...











Loading…


loading…