BLENDI PETROL
Aktuale

Antikom

Në vitin 1910, Xhek London do të publikonte një tregim atipik, për autorin e The Iron Heel, ndoshta më pak për autorin e Kushtrimit. Në të vërtetë, ndërlikimet e brendshme të rrëfimtarit të madh amerikan nuk janë objekti ynë, ajo që na intereson është parashikimi i saktë, tmerrsisht i saktë, i pasojave gjeopolitike, dhe ndoshta më shumë psikologjike, që do të kishte fitorja e japonezëve ndaj perandorisë cariste, vetëm pak vite përpara botimit të tregimit. Një tjetër parashikim mbresëlënës i Unparalleled Invasion lidhet me “baticën e verdhë”, me atë që sot rëndom mund të përshkruhet si rreziku i “bombave demografike”, me atë që ne shqiptarët, të pajisur me përvojën shkatërruese të dyndjeve sllave, e quajmë “pushtimi me djep”. London, përballë një fuqie të vetëdijshme për përparësitë demografike, për pamundësinë e kundër palës për një ballafaqim trasicional, vendos një Perëndim miop, kremonizian, këmbëngulës për të mos ju afruar tejqyrës së Galileos, viktimë e artikulimeve të veta intelektuale (sigurisht që faktet provojnë se parimet e zotit Malthus, ende sot, në sytë e jo perëndimorëve tingëllojnë si “dokra të bardhësh”) dhe i drejtuar nga një klasë politike e përkohshme, e paaftë (ndoshta pikërisht për shkak të përkohshmërisë) për të përveshur llërët e për të pastruar hauret e mbretit Avgji. Pra, një perëndim mjaft i ngjashëm me atë të 100 viteve më vonë.
London propozonte një zgjidhje jo tradicionale, ne larg, mjaft larg, propozojmë një luftë; një luftë kulturore kundër fenomeneve që pamundësojnë, nga pikëpamja ideologjike dhe fizike, çdo përpjekje, madje çdo dëshirë për tejçimin e identitetit dhe qytetërimit dhe kundër çdo prirjeje universaliste që synon krijimin e identiteteve të reja jo organike.
Në këtë kulturkampf AntiKom është një mjet, një tejqyrë.
https://play.google.com/store/apps/details?id=antikom.mangosoft.mk

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button