BLENDI PETROL
Kuriozitete

Arabia Saudite hap kinemanë e parë pas 35 vitesh ndalesë

Ministria për Kulturë dhe Informacion e Arabisë Saudite, i ka dhënë leje kompanisë amerikane, “American Multi-Cinema” (AMC) për hapjen e një kinemaje në këtë shtet, me çka pas një pauze 35 vjeçare, ky shtet rikthen kinematë dhe shfaqjen e filmave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia saudite e lajmeve SPA, konfirmoi se kompania amerikane ka marrë lejen e punës për hapjen e kinemave në Arabinë Saudite, me kinemanë e parë që do të nisë punën më 18 prill.

Për arsye konservatore, autoritetet saudite mbyllën kinematë në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.

Ministri për Kulturë dhe Informacion, Avad bin Salih al-Avad, theksoi se ky vendim ka një rëndësi të madhe për investitorët të cilët do të përfshihen në këtë sektor.

“Arabia Saudite është një treg i madh. Banorët tanë kanë dëshirë të shohin këtu filmat e popullarizuar”, tha ai.

Avad tha se nga qëllimet kryesore të Arabisë Saudite për vitin 2030, është formimi i qendrave argëtuese me të cilat do të rritet edhe standardi i jetës.

Siç tha ai, rinisja e këtij sektori do ti sjellë Arabisë Saudite vende të reja pune ndërkohë që do të kontribuojë edhe në rritjen e ekonomisë.

Në bazë të marrëveshjes, AMC do të duhet që në pesë vitet e ardhëshme të hap 30 kinema në 15 qytete saudite ndërsa plani është që deri në vitin 2030 projekti të shtrihet në 25 qytete.

Trashëgimtari i fronit, Muhammed bin Selman, në tetor të vitit 2017 deklaroi se Arabia Saudite i rikthehet “islamit të moderuar”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button