BLENDI PETROL
Aktuale

Arben Taravari godet Zaevin e Ahmetin

Arben Taravari në intervistë për MIA-n ka folur për funksionin e tij të tanishëm, si kryetarë i Komunës së Gostivarit.

I pyetur për konfrontimin me partinë qeveritare LSDM dhe për largimin nga pushteti z.Taravari u shpreh:

”Me dinjitet e braktisëm koalicionin qeveritar,sepse nuk deshëm te Jemi servilë, por partner të barabartë në pushtet”. Ndërsa në lidhje me partnerët aktual që janë në pozitë ai thekson se është ndruar partneri maqedonas mirëpo dallimet janë shume të vogla në krahësim me qeverinë e shkuar. Dhe në qoftë se LSDM do të qendronte neutrale në zgjedhjet lokale, BDI nuk do të fitonte asnjë komunë.

Prioriteti i një qeverisje lokale,duhet të jetë individi si shoqëri, gjë që partia opozitare lokale BDI nuk e ka permbushur si detyrë por perkundrazi. Për ketë arsye, kryetari Taravari ka nisur fushatën, për të treguar se si disa persona në BDI e kanë përdorur pushtetin për të pasuruar të afërmit e tyre duke keqpërdorur paratë dhe besimin e qytetarëve të Gostivarit.

Për pyetjen në lidhje me problemet që hasin me votimin e buxhetit për Vitin 2018, dhe për zgjedhjet e reja për antarë të këshillit, kryetari shprehet: ”Sinqerisht edhe unë deshiroj zgjedhje të reja sepse jam i bindur se do të fitojm. Qytetarët janë të vetëdijshëm se kush bënë obstruksione, pse nuk fillojn investimet me vlerë 400mijë eurosh, pse vonohen pagat në arsim. Pikërisht për shkak të kësaj Bdi nuk do që të shkoj në zgjedhje”.

Pyetjes permbyllëse të intervistës për projektet e premtuara në fushatën parazgjedhore, Taravari u pergjigj se të gjitha do të realizohen në katër vitet e ardhëshme.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button