Arben Taravari: Mjaft gjak shqiptari është derdhur!
Pas sulmit të 27 prillit shqiptarët u vunë në provë zjarri. Ata ishin pre e një provokimi të hapur, dhe provokimi kishte trajtën e një turme patologjike prej 2000 terroristësh që aq shumë ishin instiktiv sa për fatin tonë të mirë harruan çdo “diplomaci” dhe shfaqën pa pardon një pjesë të dhunës së tyre vdekjeprurëse.
Ata morën peng parlamentin! Mediat botërore panë se si në auditoriumin e Fjalës dhe Ligjit, në fakt po triumfonte Dhuna dhe Krimi.
Një nga ata që u shigjetua të vdiste ishte Kryetari i partisë tonë z.Ziadin Sela. Ai shpëtoi vetëm falë vullnetit të Zotit! Foto e tij emblematike ku shihej i përgjakur, ndezi zemrat e mijëra dhe miliona njerëzëve, të cilët na kanë ndejtur dhe na rrinë pranë në këto orë me akrepa të fortë.
Megjithëse është e vështirë ndonjëherë duke parë pamjet e dhunës e duke dëgjuar rrëfimet e të mbijetuarëve, LR-PDSH lut të ruajmë qetësi dhe të kërkojmë me mjete demokratike e mbi të gjitha TË BASHKUAR, zgjidhjen urgjente të situatës.
LR-PDSH-ja dhe unë personalisht duke folur në pozitën e profesionit tim deklaroj dhe siguroj se shëndeti i Kryetarit të partisë tonë, z.Ziadin Sela është në përmirësim ditor, por vizitat dhe takimet me të janë të ndaluara kategorikisht me qëllim përmirësimin e tij të plotë.
Ne si ekip mjekësor besojmë që shumë shpejt do të kthehet në shtëpi për të vijuar me disa ditë pushimi, dhe më pas për të vazhduar me Sfidën tonë të Përbashkët tashmë kombëtare!
Dhe një herë përsërisim qëndrimin e partisë tonë ndaj gjëndjes aktuale, lusim për maturi dhe qetësi, mjaft është derdhur gjak shqiptari e fajtorët janë lënë të lirë të festojnë.
Tash shqiptarët nuk janë më të veçuar dhe kaotik, ata kanë thyer ndarjet partiake, janë një Komb që tashmë e gjithë bota e kuptoi se çfarë është dashur të durojë nga diktatura totalitare!
Duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj ju përsërisim që ne jemi më të fortë se kurrë, sepse ne jemi më të bashkuar se kurrë. Origjina jonë e lashtë evropiane si një nga formuesit e qytetërimit të këtij kontitenti është është kod i ADN-së tonë, ndaj me qytetari dhe civilizim do çojmë fajtorët në burg, shkruan “Fol”.