Arben Taravari takohet me kryeministrin Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot bashkë me deputetët Elmi Aziri dhe Artina Qazimi u pritën nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.Kryetari Arben Taravari falënderoi kryeministrin Albin Kurti për urimin për zgjedhjen e tij në krye të Aleancës për Shqiptarët, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm i cili në të ardhmen do të thellohet.Temë duskutimi sigurisht ishin edhe ngjarjet në veriun e Kosovës të cilat Aleanca për Shqiptarët i ka ndjekur me shqetësim dhe ka dënuar strukturat destabilizuese atje.Kryetari Arben Taravari uroi autoritetet e Kosovës për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me shpresë se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave të përbashkëta të dy vendeve, kurse ASH-ja si subjekt do të mbështesë çdo përpjekje të Kosovës për të forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar.Në takim, kryetari Arben Taravari dhe kryeministri Albin Kurti biseduan edhe për projektet e përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat janë inicuar nga Prishtina dhe janë nënshkruar mes dy palëve, e që vlerësohen si të rëndësishme për qytetarët dhe ekonomimë e dy vendeve tona, por fatkeqësisht hasin në stagnime nga institucionet dhe Qeveria e Shkupit.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...