Arben Taravari: Vetëm nga Austria dhe Zvicra vijnë rreth 10.000 mërgimtarë për të votuar ASH-në me 12 prill

Koalicion kemi me popullin, me mbështetjen e tyre, do ta bëjmë ndryshimin! Kështu ka deklaruar Sekretari Gjeneral i ASH-së, Arben Taravari sot në dy intervista dhënë për mediat e vendit.

Taravari duke folur rreth koalicioneve të mundshme me partitë tjera shqiptare, tha se marrëveshje tre palësh nuk do të ketë. Ai sqaroi se ASH me një parti, ose me Alternativë ose me BESËN, do ta fitojnë BDI-në sigurtë.

Për bindjen e fitores, Taravari është i sigurt pasi sqaron se që tani strukurtat e ASH-së në diasporë, konkretisht në dy shtete Evropiane, kanë arritur rreth 10.000 mërgimtarë t’i regjistrojnë dhe të marrin premtim se me 12 Prill do të vijnë në vendlindje për të votuar për këtë subjekt politik.StrugaLajm

“Kemi listë nga mërgata me rreth 10.000 personave, të regjistruar vetëm në Zvicra dhe Austri, të cilët me 12 Prill të këtij viti do të vijnë për të votuar dhe ato mendojë se do ta bëjnë atë diferencën e madhe ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së”, ka deklaruar Taravari.StrugaLajm

Ai tha se sëshpejti një delegacion i ASH-së do të fillojë turin e takimeve me mërgatën në shumë shtete të Evropës dhe se ky numër do të rritet ende.

Taravari nënvizon se edhe nëse koalicioni tre palësh nuk ndodh para zgjedhjeve, një gjë e tillë mund të ndodh pas zgjedhjeve. Qëllimin edhe i ASH-së, edhe i BESËS, por edhe i Aletrnativës është çuarja e BDI-së në opozitë, shton ai në këto dy intervista.

In : Aktuale

Loading...
loading...