Emin Kupa:Të jepet përgjegjësi për ndërtimin te hotel Drini

Koordinatori i këshilltarve të Aleancës në Këshillin komunal gjatë fjalimit të sotëm në seancën e Këshillit komunal ishte i ashpër me pushtetin vendor.Ai kooalicionin e BDI-së dhe LSDM-së e përkufizoi si koalicioni i prerjes së druve duke shtuar se kjo që po ndodh me prerjen e druve në Strugë nuk ka nevojë për shumë komente.

Ndërkohë një nga problematikat që ngriti Kupa ishte edhe cështja e ndërtimit te Hotel Drin për të cilën tha se është tërësisht pa leje .”Ne kemi votuar që asnjë ndërtim mos të ketë gjatë kësaj periudhe si rezultat i moratoriumit .Por në Strugë po ndërtoher përball hotel Drinit.Më është thënë se ka vendim për rikonstruim por aty po ndërtohet. ne si këshhill duhet të marrim përgjegjësi .Nëse një qytetari i duhet të paguaj 10 mijë euro kumunale aty po ndërtohet pa leje dhe pa asnjë euro komunale .Kjo është mafia urbane kërkojë përgjegjësi për këtë”tha Kupa.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...