Ardian Demiri për referendumin:Subjektet që do jenë kundër do mbesin të izoluar

Jam fort i bindur që Referendumi do të jetë i suksesshëm. Mendoj që në fund te gjithë do e kuptojnë që alternativë tjetër s’ka për Maqedoninë. Fakti që së shpejti në Maqedoni për herë të parë vjen një kancelar Gjerman, Merkel dëshmon atë se sa është i rëndësishëm epilogu pozitiv i Referendumit për faktorin ndërkombëtar nga pikpamja gjeo-strategjike dhe e sigurisë, kështu thotë në një prononcim për Zhurnal, avokati i njohur shqiptarë Ardian Demiri, duke folur mbi sfidat e Maqedonisë, pas Referendumit dhe ndryshimet Kushtetuese që duhet ti nëjë për të implementuar Marrëveshjen e Prespës.

“Kjo do të jetë një shtytje shtesë për ata që edne kaneë dilema rreth epilogut të Referendumit që pason. Sigurisht që menjëherë pas kësaj imediate do jenë ndryshimet Kushtetuese në Maqedoni, sa i takon implementimit të Marrëveshjes së Prespës që kanë të bëjnë specifikisht me emertimet sipas marrëveshjes Greqi-Maqedoni. Për këtë jam i bindur që do votojnë në numër të nevojshëm për ndryshimet Kushtetuese mes tjerash edhe nga ana e deputetëve, përfshirë edhe ata të VMRO-DPMNE-së. Kjo sepse pas epilogut pozitiv nga Referendumi që pason, kjo parti nuk do ketë më mundësi të shkojë kundër vullnetit të shumicës të qytetarëve të Maqedonisë, por edhe për shkakun se ndryshimet kushtetuese me mbështetjen e VMRO-së ndodhën njëjtë edhe pas konfliktit të vitit 2001 respektivisht kur duheshte të implementohet fryma e Marrëveshtjes së Ohrit”, thotë për Zhurnal, Ardian Demiri, avokat (jurist). StrugaLajm

Sigurisht, shton mëtej Demiri, që në këtë drejtim do jetë shumë e rëndësishme edhe shtytja dhe inkuraimi i faktorit ndërkombëtar në këtë drejtim deri në realizimin përfundimtar të Marrëveshjes së Prespës. StrugaLajm

“Nuk mendoj që do ketë në këtë kontekst numra deputetësh “çelës” për këto ndryshime Kushtetuese. Shumica do jenë në funkcion të këtyre ndryshimeve në të kundërtën, subjektet që do jenë kundër këtyre ndryshimeve do mbesin të izoluar për gjatë kohë. Gjë që mendoj që nuk do të ndodhe”, vlerëson Demiri.

In : Aktuale

Loading...
loading...