Arian Ismaili nga Ladorishti i Strugës i suksesshëm në botën e financës në Holandë

Arian Ismaili,me origjinë nga Ladorishti i Struga është një tjetër rast suksesi i një të riu që falë studimit dhe përkushtimit ka arritur së fundi të jetë një nga auditët e çertifikuar financiar në Holandë (CPA).Ai në këtë pozicion arriti pasi më herët diplomoi dhe magjistroi për Financë në Universitetin Erasmus të Roterdamit dhe gradualisht u angazhua nga kompanitë më në zë për ti këshilluar në aspektin bankaro-financiar. Në 5 vitet e fundit, ai ka patur klientë të tillë si Credit Suisse, Goldman Sachs, Uber, BMW dhe Energias de Portugal dhe gjigandë të tjerë botëror.Pozicioni i kontabilistit të autorizuar apo auditit një pozicion ky që atë e rëndit si një potencial të kualifikuar në botën e madhe të financës në Holandë.Arian Ismaili pasi emigron me familjen në Holandë padyshim edhe më mbështetjen e familjes shkëlqen në të gjitha nivelet e shkollimit, ndërsa në botën e financës ai tregon se është futur pasi më parë babai i tijë investonte nëpërmjet bursës.
“Jam shumë krenar të njoftoj se jam çertifikuar zyrtarisht si Kontabilist i Miratuar në Holandë. Pas vitesh studimi, angazhime dhe provime , puna e palodhur më në fund ka dhënë rezultat.Pas diplomës time bachelor në ekonomi, fillova të punoj në ING Bank si konsulent investimesh. Babai im investonte privatisht në bursë dhe ne kishim shpesh diskutime për vendimet e tij për investime. Kjo ishte ajo që e nxiti instiktin tim në financë që në moshë të vogël. Për tu bërë një investitor i mire duhet të dini se si funksionojnë shifrat financiare dhe të kuptoni se çfarë fshihet pas tyre. Përpara se investitorët të jenë të gatshëm të japin paratë e tyre në një kompani, ata duan të lexojnë pasqyrat financiare të firmës. Këto pasqyra financiare zakonisht auditohen nga firmat e pavarura të kontabilitetit. Kjo më bëri të fokusohesha të bëhesha një kontabilist i certifikuar dhe përfundimisht të bëhesha një sipërmarrës i suksesshëm që pata fatin të njihja CFO të ING Bank’’thekson ai.Edhe pse tashmë dyert e financave i ka të hapura nëpërmjet angazhimit në kompanitë më të mëdha që kanë aktivitet jo vetëm në Holandë por edhe më gjërë në Europë dhe Amerikë Arian Ismaili,thekson se me vendlindjen është i lidhur dhe me kënaqësi e viziton kur i jepet mundësia.Unë jam një shqiptar nga Struga (Maqedonia e Veriut) dhe jam shpërngulur gjatë shkollës fillore në Holandë thekson ai.Ndërsa, për planet e së ardhmes ai ka objektiva të qarta “Në pesë vjet, e shoh veten duke vazhduar të zhvilloj skicat dhe ekspertizën time në kontabilitet / financa dhe të fitoj përvojë pune ndërkombëtare në menaxhimin e aseteve si Zvicra. Në këtë mënyrë, unë do të jem në gjendje të avancoj në një pozicion udhëheqës dhe të kontribuoj në rritje dhe suksesin e organizatës”thekson ai.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...