Arjanit Hoxha ministër i Bujqësisë nga radhët e Besës

Lëvizja BESA si pjesë e koalicionit “Mundemi” do të udhëheq me njëri nga dikasteret ministrore në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut.

Burime pranë kësaj partie theksuan për INA, se këtij subjekti politik do t’i takon Ministria e Bujqësisë.

Përve[ kësaj, Lëvizja BESA do të ketë edhe dy poste zëendësministrash, sekretar shtetëror, një post ministri pa resor që do të shndërrohet në ministri si dhe rreth 30 drejtori të tjera.StrugaLajm

Po ashtu mësohet se ministër i bujqësisë do të jetë Arjanit Hoxha, sekretari gjeneral i kësaj partie. Lëvizja BESA në kuadër të koalicionit me LSDM ka katër deputetë.

In : Aktuale

Loading...
loading...