Arrestohen personat që plagosën Valon Belën

Lidhur me  të shtënat që ndodhën dy ditë më parë në një parking prapa një marketi në Çair, tre persona janë privuar nga liria dhe do të sillen para gjykatësit për procedurë paraprake, ndërsa një person është në arrati.

Prokuroria Publike Themelore Shkup njofton se është iniciuar një procedurë hetimore kundër tre personave për të cilët ekziston dyshimi se ata kanë kryer vepër penale – dhunë sipas Kodit Penal.

Për të tre dyshohet se më 20 të këtij muaji në një parking pas një marketi në Çair, kanë kryer dhunë mizore duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi dhe duke shkaktuar ndjenjë të pasigurisë dhe frikës në publik.

“Të dyshuarit iu afruan personit të dëmtuar dhe e sulmuan duke e goditur me grushte në fytyrë dhe në trup. Një person i panjohur mashkull, i cili ka qenë së bashku me ata, nxori armë zjarri dhe gjuajti dy plumba. Gjatë kësaj ai e goditi të dëmtuarin në pjesën e gjurit të djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, citohet në njoftimin nga PPRM-ja.StrugaLajm

Prokurori kompetent publik, duke vlerësuar se ka baza juridike i paraqiti gjyqtarit të procedurës paraprake një propozim për përcaktimin e masave të sigurisë për të dyshuarit – ndalimin e largimit nga vendbanimi, detyrimin për t’u paraqitur tek personi i caktuar zyrtar ose tek një organi kompetent shtetëror, sekuestrimin e përkohshëm të pasaportave si dhe ndalimin për t’iu afruar  të dëmtuarit.

I plagosur nga këto të shtëna ishte drejtori ekonomik në Klinikën e Gjinekologjisë, Valon Bela.

In : Aktuale

Loading...
loading...