Arrestohet 36 vjeçari në Qafë Thanë

Më datë 20.05.2022 në orën 19.20 në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë, punonjësit e policisë kanë arrestuar K.J (36) nga Republika e Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të autobusit Mercedes me targa shqiptare, të cilin ai e drejtonte, u konstatua se kishte parregullsi në numrin e shasisë së autobusit. Personi është ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...