Arrestohet në Qafë Thanë ,shqiptari i kërkuar nga Interpoli-Gjermani

Më datë 06.04.2022, në orën 10:15 në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë, në hyrje të vendit u arrestua 45-vjeçari V.P. nga Republika e Shqipërisë.

Pas kontrolleve kufitare në të dhënat zyrtare, është konstatuar se ndaj tij ka masë “arrest”, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol-Gjermania. I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Strugë, për procedurë të mëtutjeshme, njoftojnë nga MPB. StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...