Arrestohet për fajde kërçovari

MPB njoftoi se është arrestuar një banor i rritur i Kërçovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “fajde”.

Më 15.10.2024, në orën 15:30 në Kërçovë, oficerët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Kërçovë kanë privuar nga liria L.A. (64) nga Kërçova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “fajde” sipas nenit 260 të Kodit Penal. Me urdhër gjykate, është kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e madhe parash në valuta dhe denominime të ndryshme, bizhuteri ari dhe sende të tjera, thuhet në buletinin e policisë.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...